Personazhe të famshëm që urrejnë njëri – tjetrin (FOTO)
Zenkat në botën e showbiz nuk janë të panjohura dhe shpesh, për shkak të vëmendjes që tërheqin, marin përmasa të mëdha.
ShowBiz
Thashethemet, sherret dhe historitë e dashurisë duhet të jenë personale, por fatkeqësisht për personazhet e famshme kjo është thuajse e pamundur.
Po ju sjellim disa emra tepër të njohur të showbiz që e urrejnë njëri – tjetrin.
Amanda Bynes – Lindsay Lohan
Lindsay bëri një postim për Amandën në Twitter dhe që prej asaj kohe ato nuk e durojnë dot njëra – tjetrën.
LeAnn Rimes – Brandi Granville
LeAnn i mori Brandit bashkëshortin, Eddie Cibrian.
Christina Aguilera – Kelly Osbourne
Dy yjet e pop –it e urrejnë njëra – tjetrën pasi një herë, kur Christina ishte mbi peshë, Kelly tha: “Mbase ajo ka lindur për të qenë e shëndoshë”.
Justin Bieber – Leonardo DiCaprio
Shoku i ngushtë i DiCaprio, Orlando Bloom dhe Bieber u pëfshinë në një zënkë për shkak të Miranda Kerr, ish – bashkëshortes së Bloom. DiCaprio i doli në krah këtij të fundit.
Chelsea Handler – Angelina Jolie
Chelsea Handler është njohur për urrejtjen ndaj Angelina Jolie. Një ndër arsyet kryesore të kësaj urrejtjeje është edhe miqësia e ngushtë që Chelsea ka me ish – bashkëshorten e Brad Pitt, Jennifer Aniston.
Brooke Shields – Tom Cruise
Ata zihen gjatë gjithë kohës. Tom dhe Brook njihen për marrëdhënien aspak miqësore.
Nicki Minaj – Mariah Carey
Gjatë kohës që ishin gjyqtare në “American Idol”, ato kanë patur disa sherre gjatë spektaklit.
Orlando Bloom – Justin Beiber
Për shkak të Miranda Kerr, ata përfunduan duke goditur njëri – tjetrin me grushta.
Katy Perry – Taylor Swift
Dikur mikesha për kokë. Por kur Taylor Swift bëri një këngë për Katy –n, me titull “Bad Blood”, mes vajzave shpërtheu një sherr me fjalë të rënda.
Bette Midler – Ariana Grande
Nisi me Bette e cila e talli yllin e pop –it për zërin. Diçka e papritur për Granden dhe fansat e saj. Bette përfundoi duke kërkuar ndjesë publikisht.
Iggy Azalea – Snoop Dogg
Nisi me Snoop Dogg i cili e quajti “të përdalë” Iggy -n në rrjete sociale dhe urrejtja mes tyre sa vjen e shtohet./klan