Presidenti i La Ligas tifoz i Real Madrid

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, e ka pranuar se është tifoz i Real Madrid.

Sport

16/11/2015 13:57

Tebas ka thënë se do të konsiderohej hipokrit dhe gënjeshtar nëse do ta thoshte të kundërtën.

“Nëse them se nuk e mbështes Madridin, atëherë kjo do të ishte hipokrite dhe do të cilësohesha si gënjeshtar”, tha ai.

“Dhe sigurisht që unë nuk dua të quhem gënjeshtar. Imagjinojeni sikur të thosha se jam tifoz i të gjitha klubeve, dhe në fund të dilte se e mbështesë Madridin që kur kam qenë fëmijë, kam shkuar në 27 Clasico, që i kam festuar fitoret e Madridit me shokë në bare. Preferoj ta them të vërtetën”, theksoi Tebas.