Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë
Një fëmijë ka mbetur i lënduar në rrugën “Wesley Clark” në Pejë, pasi u godit nga një veturë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Rugova ka thënë se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), i cili si pasojë e…

Lajme
Një fëmijë ka mbetur i lënduar në rrugën “Wesley Clark” në Pejë, pasi u godit nga një veturë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka thënë se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), i cili si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Wesley Clark në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /Lajmi.net/