Partia e presidentit Erdogan kryeson ndjeshëm në zgjedhjet legjislative
Partia islamo-konservatore e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ka fituar me një rezultat të thellë zgjedhjet legjislative që u zhvilluan sot në Turqi, sipas rezultateve paraprake të publikuara nga stacionet televizive informative lokale.

Bota
”Në bazë të 42 për qind të votave të numëruara, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP, islamo-konservatore) ka marrë 53,4 për qind të votave, ndërkohë që 20 për qind shkojnë për CHP-në, partia kryesore e opozitës”, sipas NTV dhe CNN-turk, pa mundur të konfirmojnë me siguri nëse ai do të marrë ose jo maxhorancën absolute, humbur pesë muaj më parë./atsh