Vdes personi i aksidentuar sot në magjistralen e Pejës (Foto)

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i aksidentuari i sotëm në magjistralen e Pejës ka vdekur.

Lajme

01/11/2015 16:09

Zëdhënësi i Policisë, Xhevat Ibra ka treguar se nesër do të dalin me raport të detajuar lidhur me ngjarjen

“Vetëm mund të konfirmoj se personi i aksidentuar ka ndërruar jetë. Për detaje tjera do të njoftojmë nesër pasi ta marrim raportin e mjekut”, ka thënë Ibra.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur sot në mesditë, ndërsa viktima ishte këmbësor. Sipas policisë, viktima është nga qyteti i Klinës dhe ka moshën rreth të 60-tave./Express

aks4 aks3 aks2