Termet në Shqipëri, lëkundje edhe në Kosovë

Tre lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti kanë tronditur kryeqytetin këtë mëngjes.

Lajme

01/11/2015 08:43

Lëkundjet sizmike kanë qenë 3.4 dhe 5.1 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti është shënuar në disa qytete të vendit, kryesisht në Tiranë, Durrës, Peshkopi e Kavajë.

Gjithashtu, lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera, si Lezhë, Elbasan, Laç, Kukës, Shkodër, Pukë dhe Bulqizë. Epiqendra e tërmetit është shënuar 34 km në lindje të Tiranës dhe 14 km në jug të Bulqizës.