Ky është ndryshimi i ri në Facebook (Foto)

Facebook është gati që ta sfidojë Google dhe Twitter në motorin e kërkimit të të rejave në kohë reale.

Auto & Tek

22/10/2015 23:31

Duke filluar nga sot, kërkimi në Facebook do të ju lejojë që t’i shikoni rreth 2 trilion postime. Kjo përfshin postime publike nga të gjithë njerëzit dhe faqet, jo vetëm nga miqtë tuaj dhe faqet që i pëlqeni – që ishte më parë.

Rezultatet do të shfaqin postime nga burime të besuara të lajmeve, që ndiqen nga njerëzit afër jush, temat më të përfolura dhe shkrimeve të tjera nga të huajt.

Ngjashëm me atë se si punon kërkimi në Twitter, kjo lëvizje e Facebook bën të mundur që njerëzit të kenë fokus më të madh në lajmet e mëdha dhe ngjarjet live. (lajmi.net)
facebook-public-search