‘Agjenti’ i kapur në zyrat e VV-së, mjeshtër i ullukëve: Flet babai i tij (Video)
Mehmet Krasniqi, ndonëse në moshë të shtyrë, kishte dalë mbrëmë para stacionit të policisë numër 2 në Prishtinë dhe priste për ta kuptuar pse po merrej në pyetje djali i tij, Qerimi.

Lajme
Plaku nga Grashtica e Prishtinës foli për KALLXO.com për djalin Qerimin i cili në ato momente po merrej në pyetje pasi u kap nga zyrtarë të Vetëvendosjes në selinë e kësaj partie dhe u akuzua se po vendoste përgjues në këtë seli për ta përgjuar selinë e Vetëvendosjes dhe zyrën e kryetari të saj, Visar Ymeri.
Por Mehmet Krasniqi thotë se djali i tij është një mjeshtër ullukësh dhe se më parë e ka pasur një dyqan të cilin e kishte mbyllur për shkak të pamundësisë financiare për ta mbajtur. /kallxo.com
