Partia Popullore Evropiane: Sjellja e opozitës në Kosovë, e papranueshme
Për zhvillimet e fundit në Kosovë, ka reaguar edhe Partia Popullore Europiane, transmeton indeksionline.

Lajme
Kjo parti, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka thënë se dënon “sjelljet e papranueshme” të disa deputetëve opozitarë në Kosovë.
“Partia Popullore Europiane, dënon sjelljet e papranueshme të disa deputetëve të opozitës në Kosovë. Thekson se këto veprime mund të rrezikojnë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, shkruan në llogarinë e Partisë Popullore Europiane.
Të enjten e javës së kaluar u hodh përsëri gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit derisa pritej që të fillonte seanca. Ishte hera e dyte që opozita hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, ndërsa Prokuroria është duke hetuar rastin.
Pjesë e Partisë Popullore Europiane është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndryshe pjesë e kësaj partie është edhe Lidhja e Demokratike e Kosovës.