Momenti kur gjendet foshnja e gjallë në qese të bërllokut (Foto/Video)
Ky është momenti i tmerrshëm kur gjendet foshnja ende e gjallë brenda një qeseje të bërllokut me kordin e kërthizës ende të ngjitur.

Bota
Videot më poshtë tregojnë një grup të meshkujve dhe femrave të cilat i ndihmojnë foshnjes së porsalindur pasi që e zbulojnë atë në një qese bërlloku anash rrugës, transmeton lajmi.net.
Çuditërisht për ata foshnja është ende e gjallë dhe i hap krahët përderisa një njeri e kap atë.
Në video gjithashtu keni mundësinë të shihni një grua me tuta ngjyrë rozë e cila i vesh një palë dorëza të pastra para se ta kap të porsalindurin dhe ta heq nga qesja e bërllokut.
Përderisa e kapin të porsalindurin për ta qitur tek një qebe, shihet se fëmija jo vetëm që e ka kërthizën ende të pa prerë por edhe placentën.
Ende nuk dihet se ku është xhiruar kjo video por besohet se është xhiruar diku në Filipine.
Çdo vit, përgjatë gjithë botës me dhjetëra mijëra prind e braktisin një apo më shumë fëmijë të tyre. /Lajmi.net
