Modelja që ushtron 4 orë në ditë dhe që ka trup shumë muskuloz (Foto)

Një modele e fitnesit ka treguar se ushtron 4 orë në ditë dhe se ka përgjysmuar marrjen e kalorive, si pjesë e një plani ekstrem për ta bërë trupin sa më të mirë për një konkurs të rëndësishëm në të cilin ajo do të merr pjesë.

Fun

16/10/2015 11:36

Maggie Russell pritet të konkurrojë në garën ‘Bukuroshja e Botës, Fitnesit dhe Modës’ në ‘Gold Coast’ të shtunën.

20-vjeçarja tani është në fund të javës së saj, që do të thotë se ajo nuk ka ngrënë karbohidrate dhe ka ushtruar dy herë në ditë, transmeton lajmi.net.

“Ushtroj gjashtë ditë në javë me pesha dhe shtatë ditë në javë me kardio, dy herë në ditë,” thotë ajo. “Është shumë intensive. Kaloj katër orë në ditë në palestër. Është një dietë e rreptë.” Modelja konsumon vetëm 1,100 kalori në ditë dhe momentalisht konsumon vetëm proteina dhe perime.

Ajo shfaqë fotografi të ushtrimeve të saj të përditshme në Instagram, ku ka mbledhur më shumë se 14,000 ndjekës.

2D746D0800000578-3274944-image-a-16_14449495265872D746CF000000578-3274944-image-m-27_1444949882725 2D746CF400000578-3274944-image-m-23_1444949639366 2D746CF800000578-3274944-image-m-25_1444949762022 2D746CFD00000578-3274944-image-m-26_1444949846576 2D746D0C00000578-3274944-image-m-19_1444949575782 2D746D0400000578-3274944-image-a-17_1444949545666