Gabimi në Facebook që tregon se sa njerëz e kanë parë postimin tuaj (Foto)
Nëse pikëlloheni me numrin e pëlqimeve dhe komenteve që merrni në postimet tuaja në Facebook, ekziston një mënyrë e re për të gjetur se sa të popullarizuar jeni.

Auto & Tek
Një numër i vogël i përdoruesve kanë filluar të shohin në postimet e tyre llogaritjet e shikimeve që tregojnë se sa njerëz e kanë parë postimit tuaj – edhe nëse ata nuk kanë ndërvepruar në mënyrë eksplicite.
Në vend që të jetë një veçori e re, vegla është një ‘gabim’ në sistemin e Facebook që rrjeti social është duke tentuar që ta heqë, transmeton lajmi.net.
Ky gabim u vërejt së pari nga Nick Stat në The Verge por më pas edhe shumë përdorues të tjerë filluan ta shohin këtë përditësim dhe i postuan pamjet në Twitter. A ju ka ndodhur juve njëjtë?