Shikoni veturën Tesla duke u vozitur në rrugët e New York-ut, pa shofer (VIDEO)
Modeli S i 'Tesla' ka bërë ndryshme në soufterin e saj duke lejuar që vetura në mënyrë automatike të mbajë drejtimin, të ndryshoj[ rrugët, të parkohet etj.

Auto & Tek
Megjithatë, ky versioni i fundit nuk është që e bën Modelin S të jetë krejtësisht autonom, por ndihmon që shumicën e stresit në trafik të ta largojë, ka zbuluar Jalopnik gjatë kohës kur ishte duke e testuar sistemin e Autonomous Level 2 në trafikun e qytetit të New York-ut.
Vetura përmes sistemit të saj si dhe përmes përdorimit të radarit, kamerës dhe senzorave ultrasonik të ndihmon të vozitësh në mënyrë të sigurt drejt lokacionit tuaj pa pësuar ndonjë aksident, transmeton lajmi.net
Sidoqoftë, ti ende duhet që në mënyrë manuale të kthehesh në kthesa, si dhe sistemi nuk mund ti interpretoj shenjat e komunikacionit.
Jalpnik deklaron se Modeli S nuk është një makinë që vetë-vozitet 100%, por padyshim që ndihmon shumë dhe e bën vozitjen tuaj më të sigurtë. /Lajmi.net
