Cana në formacionin e befasive (FOTO)
Lorik Cana është inkuadruar në formacionin e futbollistëve që befasuan për të mirë me paraqitjet e tyre në ciklin eliminator për Euro 2016.

Sport
UEFA nuk e inkuadroi asnjë futbollist shqiptar në formacionin ideal të eliminatoreve për Euro 2016.
Por, portali “Squawka”, e ka inkuadruar kapitenin Lorik Cana në mesin e futbollistëve të “nënvlerësuar” për paraqitjet e tyre në fushatën kualifikuese.
Shqipëria pranoi vetëm pesë gola në kuadër të grupit kualifikues dhe meritat i takojnë pa dyshim edhe lojës së Canës.