Boban ngacmon Serbinë, ja çfarë thotë për Shqipërinë

Zvonimir Boban ka thënë se është i lumtur me kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016.

Sport

15/10/2015 12:57

Zvonimir Boban dhuron goditjen e dytë për Serbinë, pas asaj në “Maksimir” kur ishte tepër i ri dhe po luhej Hajduk Split – Crvena Zvezda.

Ish-futbollisti, që atehere mbrojti një tifoz nga policia, këtë herë përdor ironine ndaj Serbisë, që është eliminuar, shkruan “Sport Ekspres”.

Per “Rtl.102.5” ai u shpreh: “Kualifikimi i Shqipërisë dhe Kroacisë i ka rënë si bombë serbëve. Uroj që Shqipëria dhe Kroacia të shkojnë sa më larg në EURO 2016, sepse gëzimi që më kanë dhënë është i pamasë. Edhe pse jam kroat, jam i lumtur që Shqiperia eliminoi një skuadër me njerëz jo korrekte si Serbia”.