Kuçi: Maxhuni nuk është drejtor i policisë, veproi si i porositur politik
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, me arrestimin e Albin Kurtit janë shkeluar rregullat ligjore.

Lajme
Ai tha se aktivistët e AAK-së janë rrahur brutalisht nga Policia e Kosovës. Po ashtu, Kuçi ka deklaruar se Shepnd Maxhunit, i ka skaduar mandati si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, dhe ai dje dha urdhra si i porositur politik.
“Pozita e ka humb betejën e Kuvendit dhe po mundohet që betejën e kuvendit ta bart në rrugë”.
“Të ndalohet zoti Kurti pa asnjë dokument nuk është në rregull. Është një procedurë për ndaljen e deputetit, kjo procedurë është shkel”.
“Një aktivist i AAK-së, Armend Lozha është rrahur brutalisht brenda objekteve të policisë”, ka deklaruar Kuçi.
“Ndërsa Shpend Maxhunit i ka skaduar dje mandati si drejtor i policisë së Kosovës. Sipas të dhënave që kam unë ai mund të prononcohet sot si qytetar ose në emër të një subjekti politik por si drejtor jo”.