Ambasadori i SHBA-ve thotë se nuk ka vend për koktej molotovi në Kosovë
Greg Delawie, ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë ka bërë një reagim ndaj granatës së dorës që ishte vendosur në shtëpinë e kryetarit të Leposaviqit Dragan Jabllanoviq.

Lajme
Ai ka reaguar edhe ndaj ngjarjeve të mbrëmshme në kryeqytet, transmeton Klan Kosova.
“Koktejet e molotovit dhe granatat nuk kanë vend në Kosovë. As në Prishtinë as në Leposaviq. Sundimi i ligjit është e vetmja rrugë në integrimet euroatlantike”, ka shkruar Delawie në rrjetin social Twitter.