7 shpikjet e mahnitshme për banjo që të gjithë duhet t’i kemi

Përderisa banjo juaj mund të jetë aq i mirë sa për t’i përmbushur të gjitha nevojat tuaja, ka disa gjëra fantastike funksionale për të cilat ndoshta kurrë nuk keni dëgjuar ose parë – dhe që përmirësojnë përvojën tuaj në banjo për dhjetëfish.

Fun

09/10/2015 13:05

Kështu, lajmi.net i ka përmbledhur më poshtë përmes fotografive këto 7 shpikje që padyshim do të na duheshin në banjot tona:

1. Një mekanizëm ngritjeje për kapakun e ulëses së tualetit
o-TOILET-SEAT-LIFTER-570
Kjo ndoshta ju duhet shumë kur përtoni të përkuleni për ta ngritur kapakun.

2. Një mbajtës të nxehtë për tharjen e peshqirëve
o-HEATED-TOWEL-RACK-570
Për shkak që ndonjëherë na duhet që peshqirët të thahen më shpejtë, kjo do të ishte zgjidhje e përkryer!

3. Një piedestal për rruajtje
o-SHAVING-PEDESTAL-570
Për shkak që të balancosh trupin duke qëndruar në një këmbë është shpesh e vështirë, një piedestal për mbajtjen e këmbës gjatë rruajtjes është një ide e mirë.

4. Një zmadhues me bluetooth dhe rezistent ndaj ujit
o-5TOILET-570
Sepse të gjithëve na pëlqen të vallëzojmë kur askush nuk na shikon…

5. Një mbajtës magnetik të sapunit
o-SOAP-570
Për shkak që sapuni është i rrëshqitshëm, kjo ju duhet për ta mbajtur atë… Sepse, aksidentet ndodhin!

6. Një fshirëse xhami për pasqyrën në banjo

Për shkak se nganjëherë nuk mund të prisni derisa i gjithë avulli të largohet, për ta parë veten në pasqyrë pas një dushi.

7. Një shtrydhës për pastën e dhëmbëve
o-TOOTHPASTE-570
Në mënyrë që ta shtrydhni aq sa ju duhet dhe që ta ruani më gjatë atë, kjo do të ishte një zgjidhje më e mirë për ju. (lajmi.net)