Microsoft prezantoi celularët e parë me Windows 10 (Foto)

Microsoft prezantoi më në fund telefonat inteligjentë të shumëpritur Lumia 950 dhe Lumia 950XL. Ata janë telefonat e parë Windows 10 Mobile dhe pajisjet më të fuqishme që Microsoft ka realizuar deri tani.

Auto & Tek

07/10/2015 08:13

Telefoni Lumia 950XL ka ekran 5.7 inç me rezolucion QHD. Telefoni fuqizohet nga procesori Snapdragon 810 me katër bërthama Cortex-A57 me shpejtësi 2GHz dhe katër bërthama Cortex-A53s me shpejtësi 1.5GHz, së bashku me kartat grafike Adreno 430, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Procesori përmban ftohës të lëngshëm për të mbajtur telefonin në temperatura sa më të ulëta.
Microsoft-zbuloi-Lumia-950-XLMicrosoft-zbuloi-Lumia-950-XL1
Një kamerë PureView 20 megapikselë gjendet në anën e pasme me blic të trefishtë LED dhe gjeneratën e pestë të stabilizuesit optik të imazheve. Ndërsa kamera ballore është 5 megapikselë me blic LED. Një bateri me kapacitet 3,340mAh fuqizon pajisjen.

Microsoft-zbuloi-Lumia-950-XL.

Telefoni ofron gjithashtu sistemin e sigurisë biometrike Microsoft Hello, i cili iu ndihmon të regjistroheni tek pajisja nëpërmjet syve, gjurmëve të gishtërinjve ose fytyrës. Risia më e madhe e këtij telefoni është teknologjia Continuum, e cila transformon Lumia 950 XL në një kompjuter desktop. Telefoni ka edhe një portë USB-je të tipit C, duke zëvendësuar atë MicroUSB, e cila premton shpejtësi transmetimi të dhënash prej 5GB për sekondë dhe mund të ngarkojë baterinë në 50 % vetëm në 30 minuta.

Microsoft Lumia 950 XL do të hidhet në treg muajin e ardhshëm dhe do të shitet për 650 dollarë. Kompania ka krijuar edhe një version të telefonit me dy vende për karta SIM. /Krokodili