Këta janë celularët më të mirë në botë

Javë të mëdha për lansime të celularëve. Apple lansoi dy modele të reja të iPhone në shtator, dhe Google sapo lansoi celularët e rinj Nexus.

Auto & Tek

06/10/2015 10:02

Qoftë nëse jeni fans i iPhone apo Android, ka shumë celularë të tjerë të mirë nëse dëshironi të blini një të tillë.

Më poshtë mund ta shihni një vështrim të celularëve më të mirë që mund të blini aktualisht:

#18 BlackBerry Passport
18-blackberry-passport
Ky celular nuk duket si një celular mesatar – është pothuajse katror me tehe të mprehta. Ka gjithashtu një tastierë fizike në fund. Ky celular është një zgjedhje e mirë nëse jeni fans i BlackBerry dhe dëshironi celular më të madh, me ekran të gjerë dhe tastierë.

Çmimi: $500

#17 BlackBerry Classic
17-blackberry-classic
BlackBerry i ri Classic duket si një BlackBerry i kohëve të vjetra. Ka një tastierë dhe një ekran me prekje. Është një zgjedhje e mirë për fansat e vjetër të BlackBerry të cilët dëshirojnë një celular i cili i ka të njëjtat veçori për të cilat është e njohur BlackBerry.

Çmimi: $379

#16 HTC One M8 për Windows
16-htc-one-m8-for-windows
Nëse dëshironi një celular Windows i cili duket mirë dhe punon mirë, atëherë ky është për ju. Ka të njëjtat veçori harduerike që HTC i ka vendosur në versionin Android të tij, duke përfshirë dizajnin krejtësisht prej metali dhe një kamerë të dyfishtë.

Çmimi: $500

#15 Microsoft Lumia 735
15-microsoft-lumia-735
Microsoft Lumia 735 është krijuar për ata të cilët nuk kanë shumë buxhet. Nëse dëshironi një celular të lirë Windows, atëherë ky është për ju. Ka një ekran 4.7 inç, mbështetje për mbushje me wiffi dhe një kamerë përpara me kënd të gjerë prej 5MGP. Ky celular njihet ndryshe edhe si ‘celulari për selfie’.

Çmimi: $199

#14 Moto G (gjenerata e tretë)
14-moto-g-3rd-gen
Modeli i ri i Motorola është një zgjedhje e mirë kur është fjala për celularë të lirë. Celulari kushton vetëm $179, që është më lirë se shumica e celularëve të tjerë. Me këtë çmim, ju do të keni një kamerë 13MGP, qëndrueshmëri ndaj ujit dhe një ekran 5 inç. Nuk është aq i fuqishëm si shumica e celularëve, por është një zgjedhje e pabesueshme.

Çmimi: $179

#13 Google Nexus 6P
13-google-nexus-6p
Nexus 6P është një celular Android i përballueshëm. Shumica e celularëve me ekran 5.7 inç kushtojnë rreth $700, përderisa celulari më i fundit i Google kushton $500. Ka shumicën e karakteristikave që do t’i gjeni në celularë të tjerë të mirë, si skaner të shenjave të gishtit, një dizajn prej metali dhe një ekran me rezolucion të lartë.

Çmimi: $500

#12 Google Nexus 5X
12-google-nexus-5x
Nëse po kërkoni një celular Android me një çmim jo fort të lartë, atëherë ky model është për ju. Ka një ekran 5.2 inç, që e bënë të njëjtë me ekranin e Galaxy S6, dhe një kamerë 12.3MGP. Sidoqoftë, Google pretendon se kamera e Nexus 5X është më e madhe se e celularëve të zakonshëm, që rezulton në fotografi më të mira.

Çmimi: $379

#11 HTC One M9
11-htc-one-m9
HTC One M9 është një përmirësim i vogël i celularëve të mëparshëm Android të HTC-së. Ka të njëjtin dizajn tërheqës prej alumini, një kamerë të përmirësuar dhe një procesor më të shpejtë.

Çmimi: $649

#10 OnePlus 2
10-oneplus-2
OnePlus 2 është një zgjedhje e shkëlqyer nëse dëshironi një celular me ekran të madh por që nuk kushton shumë. Versioni prej 16GB shitet për $329, përderisa 64GB shitet për $389. Është më i shtrenjtë se modeli i vitit të kaluar, që filloi me $300, por OnePlus ka bërë disa përmirësime të konsiderueshme. Ka një procesor 64bit, një ekran 5.5 inç 1080p, një kamerë 13MGP dhe një senzor për shenja të gishtit.

Çmimi: $329

#9 Moto X Pure
9-moto-x-pure
Celulari Moto X Pure i Motorola-së është me vlerën më të mirë në treg nëse dëshironi ta blini një celular Android. Për $400, ju do të merrni një ekran QHD dhe një kamerë 21MGP. Celulari vepron me Android që nuk është i mbushur me aplikacione të panevojshme, që e bënë eksperiencën me të më të qetë.

Është dukshëm më i lirë se celularët më të rinj Galaxy, dhe ju do të merrni përvojën e ngjashme me të. Dallimi kryesor është se celulari nuk është aq i hijshëm dhe tërheqës si Galaxy S6 ose S6 Edge dhe nuk ka senzor të shenjave të gishtit.

Çmimi: $400

#8 Samsung Galaxy S6 Edge+
8-samsung-galaxy-s6-edge
Samsung Galaxy S6 Edge+ është një celular i mrekullueshëm. Jo vetëm që është celulari me pamjen më të mirë që Samsung e ka krijuar ndonjëherë, por është gjithashtu edhe më i miri në tregun e celularëve. Ka të njëjtën madhësi si të Galaxy Note 5, por ka një ekran i cili ka skaje të lakuara.

Çmimi: $799

#7 Samsung Galaxy S6 Edge
7-samsung-galaxy-s6-edge
Samsung Galaxy S6 Edge është një tjetër celular i mahnitshëm si S6 Edge+, por ka të njëjtin problrm – është më i shtrenjtë se Galaxy S6. S6 Edge është një version i Galaxy S6, por me ekran të lakuar.

Çmimi: $700

#6 iPhone 6 Plus
6-iphone-6-plus
iPhone 6 Plus është ndër celularët më të mirë që mund ta blini. Nëse dëshironi një celular me ekran të madh dhe nëse preferoni iOS e jo Android, atëherë ky është një zgjedhje mjaft e mirë.

Çmimi: $649

#5 iPhone 6
5-iphone-6
Edhe pse nuk është iPhone-i më i ri, kjo nuk do të thotë se ai nuk është i mirë për t’u blerë. Ka të njëjtin ekran dhe të njëjtën pamje të mirë prej metali. Nëse dëshironi diçka që ofron një eksperiencë të ngjashme dhe nuk dëshironi të blini modelin e fundit të Apple, atëherë iPhone 6 është një zgjedhje e mirë.

Çmimi: $549

#4 Samsung Galaxy Note 5
4-samsung-galaxy-note-5
Nëse po kërkoni një celular Android por me një ekran të madh, Galaxy Note 5 është sigurisht një zgjedhje e mirë. Ka një ekran të mahnitshëm, një kamerë të mrekullueshme dhe punon mirë me Android. Celulari ka një laps i cili kur nxirret lanson një meny speciale me aplikacione që punojnë me të.

Çmimi: rreth $700

#3 Samsung Galaxy S6
3-samsung-galaxy-s6
Galaxy S6 është celulari më i mirë i Samsung. Kompania e ridizajnoi komplet celularin, duke i dhënë një trup prej metali dhe qelqi që duket më i mirë se celularët e mëhershëm. Dhe ekrani prej 5.5 inç është i duhuri për shumicën e njerëzve. Celulari ka disa veçori të ndryshme, duke përfshirë aftësinë për ta hapur kamerën duke e prekur butonin kryesor dy herë dhe një monitorues të rrahjeve të zemrës të integruar brenda.

Çmimi: rreth $600

#2 iPhone 6S Plus
2-iphone-6s-plus
iPhone 6S Plus është një celular i mahnitshëm me ekran të madh. Edhe pse versioni më i ri Galaxy Note i Samsung është më i mirë, ky iPhone ofron një përzierje më të mirë të pjesës harduerike, dizajnit dhe zgjedhjes së aplikacioneve. Këtë herë iPhone 6S Plus është më i shpejtë se modelet e tjera të Apple, ka një kamerë më të mirë, një skaner të përmirësuar të shenjave të gishtit dhe vjen me teknologjinë më të re të ndjeshmërisë së ekranit nën presion.

Çmimi: 749

#1 iPhone 6S
1-iphone-6s
iPhone 6S është celulari më i mirë për shumicën e njerëzve. Nuk është i ndryshëm nga paraardhësi i tij, por ka disa përmirësime. Këto përmirësime përfshijnë një performancë më të shpejtë, një kamerë më të mirë dhe teknologjinë 3D Touch. Është një version më i mirë i një celulari të mrekullueshëm. Nëse dëshironi një celular të madh, duhet ta blini iPhone 6S Plus. Por për shumicën e njerëzve, iPhone 6S është madhësia e duhur.

Çmimi: $649 (lajmi.net)