6 arsye se pse duhet të ndaloni së shikuari filma pornografik
A mendoni se gjithçka është në rregull dhe se shikimi i filmave pornografik nuk sjell asnjë dëm?

Lajme
Epo mendoni prapë pasi që studime të fundit kanë dëshmuar se shikimi i filmave pornografik mund të ketë edhe efekte të dëmshme në karakterin tuaj si dhe në marrëdhëniet tuaja me të tjerët.
Kjo është lista e disa arsyeve se pse ju duhet të ndaloni së shikuari filma pornografik menjëherë, e të cilën lajmi.net e transmeton për ju:
1) Filmat pornografik të bëjnë të varur
Si çdo drogë, alkool apo cigare, kur një person shikon shumë filma pornografik truri i tyre është i përmbytur me një kimikal që të bënë të ndihesh mirë e që quhet dopaminë.
Pasi që shikoni filma pornografik vazhdimisht, truri i njeriut përmbytet me këtë kimikal dhe truri reagon duke ndaluar receptorët e dopaminës.
Me më pak receptorë, truri nuk mund të reagoj ndaj dopaminës në të njëjtën mënyrë si më herët.
Kështu që së shpejti filmat pornografik që dikur ishin tërheqës, ata bëhen të mërzitshëm, duke i bërë njerëzit që të kërkojnë për ndonjë material tjetër për tu ndjerë njëjtë si më herët.
2) Filmat pornografik ndikojnë në lidhjen me partnerin tuaj
Sa më shumë që një person shikon filma pornografik aq më shumë ata lidhen me një kënaqësi të fabrikuar dhe një fantazi fiktive.
Pas një kohe kjo ndikon që ju të eksitoheni më vështirë nga një person real dhe shkakton që ju të largoheni nga partneri juaj dhe ai/ajo nuk do të ju tërheqë më seksualisht.
3) Filmat pornografik mund të shkaktojnë probleme psikike
Për faktin se filmat pornografik shikohen në mënyrë të fshehtë, mund të ndikojë që shikuesit të bëhen më të turpshëm, pasigurt dhe të vetmuar, transmeton lajmi.net.
Kjo mund të krijoj probleme të ndryshme psikike tek shikuesit si vese me pamjen e tyre fizike, shqetësim, depresion etj.
4) Filmat pornografik mund të shkatrrojnë jetën tuaj seksuale
Pavarësisht thashethemeve se shikimi i filmave pornografik me partner mund të ndikoj që të keni një jetë më të mirë seksuale, një numër tronditës i studiuesve thotë se e kundërta e kësaj është më e vërtetë.
Studime të ndryshme kanë deklaruar se filmat pornografik mund të shkaktojnë që meshkujt dhe femrat të jenë më pak tërheqës për njëri-tjetrin dhe për performancën e tyre seksuale.
5) Filmat pornografik promovojnë dhunën ndaj femrave
Në vitin 2010, një grup i hulumtuesve kishin analizuar më shumë se 300 video pornografike të zakonshme.
Ata kishin zbuluar pamje verbale agresive, degradim, si dhe kishin deklaruar se dhuna fizike ishte prezent në 88% të skenave.
Thuhet se 95% e viktimave ndiheshin të kënaqura apo komplet neutrale ndaj agresionit të nënshtruar.
Kjo do të thotë se femrat të cilat abuzohen në filma pornografik aktrojnë sikurse e shijojnë atë.
Mbi të gjitha, aktorët e filmave pornografik janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj drogave, sëmundjeve të ndryshme, përdhunimeve dhe abuzimit.
6) Filmat pornografik janë të rrezikshëm për fëmijët dhe adoleshentët
Falë internetit, fëmijët dhe adoleshentët janë të ekspozuar ndaj imazheve pornografike çdo ditë.
Shumë adoleshentë tani janë duke marrë një sasi të madhe të edukimit seksual nga filmat pornografik që janë një portret komplet joreal i seksualitetit njerëzor.
Hulumtuesit e ndryshëm vazhdimisht kanë demonstruar se ekspozimi i këtij materiali mund të shkaktoj që fëmijët dhe adoleshentët të fillojnë të kenë marrëdhënie seksuale në moshë shumë të re, duke rrezikuar edhe jetën e njëri-tjetrit pasi që eksplorojnë metoda të ndryshme jo normale.
Për arsye se filmat pornografik rrallëherë shfaqin pjesë si puthjet normale dhe të ndjeshme, adoleshentët dhe fëmijët janë të ekspozuar ndaj një reprezentimi jo të shëndetshëm të seksit, gjë që bënë që abuzimi dhe degradimi të jenë normale. /Lajmi.net