Merimangat gjigande ‘pushtojnë’ Anglinë (Foto)
Banorët e një qyteti në Cheshire thonë se janë duke u pushtuar nga merimangat gjigande të cilat janë të mëdha sa një mi.
Fun
Raportet për këto merimanga gjigande që janë shfaqur në Britani vijnë pasi këto të fundit janë duke ikur nga moti i ftohtë jashtë që po mbizotëron në shtator.
Por, ekspertët thonë se vera e ngrohtë dhe lagështia ka çuar në shpërthimin e tyre në ambiente të mbyllura, transmeton lajmi.net.
Banorët e Macclesfield kanë raportuar për merimangat e mëdha që kanë hyrë në shtëpitë e tyre javën e fundit, duke postuar fotografi të tyre në rrjete sociale.
Nick Oldham, i bëri një fotografi një merimange të madhe, të cilën ai e vlerëson se kishte këmbë 6-7 inç dhe që ishte hyrë në dhomën e tij të fjetjes.