Harrojini fjalët! Është krijuar tastiera me ikona
Ndonjëherë ndjenjat është shumë e vështirë t’i shprehim me fjalë, dhe në këtë rast na vijnë në ndihmë e ikonave.

Auto & Tek
Programuesi britanik Tom Scott ka krijuar tastierën më të madhe me ikona, nga 14 tastiera të zakonshme dhe mbi 1000 ikona. Ai ka dhënë shpjegimin për çdo ikonë, edhe për ata që nuk gjenden akoma tek telefonat.
Scott e di që kjo është gjëja më e çmendur që ka bërë deri tani, por nuk i dihet, ndoshta në të ardhmen do të kemi tastiera me ikona dhe do të komunikojmë vetëm nëpërmjet tyre.
