iOS 9 vs Android: Përditësimi i Apple 100 herë më i shpejtë
Pas lansimit të iOS 9 më 16 shtator, testimet e kryera nga kompani të ndryshme kanë zbuluar se sistemi i ri operativ i Apple tani punon 20% më shpejtë se sistemi Android – në pajisje të reja.

Auto & Tek
Sipas kompanisë analistike Mixpanel, iOS 9 ka treguar se është më i mirë se të gjitha sistemet e tjera operative – edhe pse disa përdorues kishin probleme për ta shkarkuar atë në fillim.
Kompania thotë se iOS 9 është instaluar brenda 24 orëve në më shumë pajisje se që ishte instaluar iOS 8, transmeton Lajmi.net.
Kjo është ajo çfarë tha kompania dhe si e krahasoi iOS 9 me Android:
“iOS 9 është instaluar në 12% të pajisjeve vetëm brenda 24 orëve dhe është adoptuar mirë në pajisjet e Apple. Ky lloj adoptimi i shpejtë i kishte marrë 5 muaj kohë sistemit operativ Android për t’u arritur. Kjo është një përparësi e madhe që Apple ka arritur me iOS 9.”
Kjo arritje mund të jetë për shkak të madhësisë që ka ky sistem i ri operativ – që është 3.5 herë më i vogël se iOS 8.
Përdoruesit tani janë duke e instaluar lehtë sistemin e ri në pajisjet iPad dhe iPhone, me një shpejtësi që ua ka kaluar të gjithëve. (Lajmi.net)