‘Jon Snow’ zbulon se a do të rikthehet në ‘Game of Thrones’
Aktori Kit Harington, ndoshta padashje, ka zbuluar se a do do të jetë pjesë e serialit 'Game of Thrones' për një kohë të gjatë.
ShowBiz
Në episodin e fundit të sezonit të pestë të serialit shumë të suksesshëm ‘Game of Thrones’ kemi parë një skenë që na ka lënë pa frymë të gjithëve.
Personazhi i preferuar i serialit është therrur për vdekje dhe që nga përfundimi i episodit po flitet se a do të rikthehet apo jo përsëri në sezonet e reja, transmeton lajmi.net.
Edhepse krijuesit e serialit kanë treguar shpesh herë se Jon Snow ka vdekur, aktori që luan çersonazhin së fundmi në një intervistë ka thënë disa fjalë me të cilat ka lënë të besohet se Jon Snow, megjithatë, nuk është i vdekur.
Aktori 28 vjeçar ka thënë: “Le të themi se ‘Game of Thrones’ do të mbetet pjesë e jetës sime edhe për një kohë. Unë ndoshta do të jem në vitet e mia të tridhjeta kur të përfundojë”.
Duke marrë në konsiderim se producentët kanë thënë se seriali do të zgjasë edhe për tri sezone, ky mund të jetë një lajm i mirë për fansat e Jon Snow./Lajmi.net
