Meha mposht Ronaldon
Mesfushori shqiptar i Konyasporit, Alban Meha gjendet para Cristiano Ronaldos në renditjen e realizatorëve nga goditjet e lira, gjatë këtij sezoni.
Sport
Mesfushori shqiptar i Konyasporit, Alban Meha mund të krenohet me faktin se aktualisht gjendet para një prej futbollistëve më të mirë në botë, sa u përket golave nga goditjet e lira.
Meha është i nënti në renditjen e realizatorëve nga goditjet e lira, pas shënimit ndaj Galatasarayt në Kampionatin turk.
Në vend të parë renditet turku Çalhanoglu i Leverkusenit, në vend të dytë Andrea Pirlo i New York City, në vend të tretë Zlatko Jonuzoviq i Werder Bremenit.
Lionnel Messi gjendet në vend të pestë teksa mungon Cristiano Ronaldo pasi që nuk ka shënuar gol nga gjuajtja e lirë këtë edicion.