Emigrantët ia mësyjnë Kroacisë pasi Hungaria mbyll kufirin
Grupi i parë i emigrantëve ia ka mësyrë Kroacisë, një ditë pasi Hungaria e ka mbyllur kufirin me Serbinë.
Bota
Emigrantët kanë udhëtuar me autobus nga Serbia Jugore. Më qindra kanë kaluar natën në qiell të hapur. Shumica prej tyre shpresojnë të arrijnë në Gjermani, shkruan BBC.
Kroacia ka thënë se nuk do t’i lejojë njerëzit të kalojnë andej, përderisa më mijëra emigrantë kanë kaluar natën në tenda të improvizuara, në kufirin serb me Hungarinë. Disa prej tyre kanë mbledhur drunj për tu nxehur, transmeton lajmi.net.
Të martën, Hungaria ka deklaruar gjendje emergjente në atë zonë./lajmi.net.