Konfiskohen armë në veri, arrestohet një person (Foto)
Policia e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, ka ndërmarrë një aksion në dy fshatra në pjesën veriore të vendit ku ka konfiskuar armë pa leje.
Lajme
Një person është arrestuar ndërsa janë konfiskuar tri armë automatike, një armë gjysmë automatike, një pushkë gjuetie dhe rreth 400 copë fishekë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, tha për KALLXO.com se Sektori i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Veriut i mbështetur nga Njësiti i Reagimit të Shpejtë i Veriut dhe Task Forca e EULEX-it kanë bastisur dy shtëpi, njërën në fshatin Kurillovë, 20 kilometra larg Zubin Potokut dhe tjetra në fshatin Zagujë.
Pamjet ekskluzive të këtij aksioni do të transmetohen në një nga emisionet e ardhshme “Drejtësia në Kosovë” në rubrikën “Policia”.