Ndryshimi drastik i kampionit të boksit Prince Naseem (Foto/Video)
Ja në çfarë të shndërron pensionimi në moshë të re!
ShowBiz
Prince Naseem Hamed ishte i njohur për hyrjet e tij shpërthyese në ringun e boksit si dhe për luftimet e tij që e kanë shpallur edhe kampion.
Ai është kampioni më i ri nga Britania, i cili ka arritur të shpallet kampion në moshën 21 vjeçare, duke fituar me knockout 36 nga 37 luftimet profesionale, njërën nga të cilat e ka humbur kundër Marco Antonio Berrera në vitin 2001.
Naseem ka fituar tituj në WBO, WBC dhe IBF në pesha të lehta gjatë karrierës së tij dhjetë vje-are në vitet 1992-2002.
Sportisti së pari ka filluar të shtojë peshë pasi është përfshirë në një aksident të rëndë me veturë në vitin 2006, transmeton lajmi.net.
Ai është burgosur pasi ka shkaktuar aksidentin ku janë përplasur tri vetura dhe njëri nga shoferët ka mbetur me lëndime serioze të të gjitha eshtrave kryesore.
Ylli i boksit ka dalë pas 16 javëve nga burgu me peshë të shtuar ndërsa pas pensionimit ka filluar të mirrëet me firma të menaxhmentit./Lajmi.net
