Filmat më të mirë për 11 shtatorin (Video)
Ngjarja e 11 shtatorit ka shokuar gjithë botën dhe ende vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më tragjike që ka mbetur në historinë moderne.

ShowBiz
Çuditërisht, nuk janë bërë shumë filma në lidhje me ngjarjen e vitit 2001, kur janë rrëzuar kullat binjake me sulmin terrorist dhe ende nuk ka dalë ndonjë film i madh që do të mbahej mend dhe do përmendej.
Por, artistët nuk e kanë lënë pa shfrytëtuar këtë ngjarje, e disa prej filmave që ia vlen të shikohen i keni më poshtë:
1. United 93 (2009)
Ngjarje të kohës reale në aeroplanin ‘United Flight 93’, një nga aeroplanët e rrëmbyer në ditën e 11 shtatorit dhe përpjekja e pasagjerëve për ta marrë kontrollin nga terroristët.

2. Farenheit 9/11 (2004)
Edhepse jo një film, ky dokumentar i Michael Moore tregon se çfarë ka ndodhur me SHBA pas 11 shtatorit dhe vështrimet mbi qeverisjen e Bush, dokumentar ky i cili kur ka dalë për pak sa nuk i ka kushtuar me humbje të mandatit presidentit të atëhershëm.

3. World Trade Center (2006)
Oficerët policorë mbesin të ngujuar në rrënojat e Qendrës Botërore Tregtare.

4. 11’09”01 – September 11 (2002)
Një film e drejtuar nga 11 regjisorë të ndryshëm, ku efektet e sulmit terrorist tregohen në pikëpamje të ndryshme nga vendet e ndryshme të botës.

5. Remember Me (2010)
Dramë romantike e koncentruar në një çift të ri, Tyrel dhe Ali të cilët kanë humbur njerëzit e tyre të dashur: Tyrel vëllain i cili ka bërë vetëvrasje dhe Ali, të cilën po e ndjek ende vrasja e nënës së saj ku edhe ajo ka qenë e pranishme. Filmi zhvillohet pak para ngjarjes së 11 shtatorit dhe tregon se si kjo ditë ka shkatërruar edhe jetët e njerëzve që menzi kanë marrë veten nga ngjarjet që sjell jeta.

Dy nga filmat që kanë prekur këtë ngjarje dhe që ia vlen të shikohen janë edhe ‘Extremely Loud & Incredibly Close‘ dhe ‘Reign over me‘./Lajmi.net