Merkel në takim me Vuçiqin: Prishtina dhe Beogradi morën vendime të guximshme
Kancelarja gjermane Angela Merkel, sot në një konferencë për shtyp në Berlin, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi kanë marrë vendime të guximshme.
Lajme
Merkel ka thënë se është e bindur se marrëveshjet e fundit në dialogun me Prishtinën, do të sigurojnë një impuls të rëndësishëm në rrugën e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Ndërsa, kryeministri serb ka thënë se ai ka shpresë se këtë vit do të hapen kapitujt negociues për integrim të Serbisë në BE. /lajmi.net