Me 54 dronë e ndërtoi një helikopter personal |VIDEO|

A e dini se çfarë mund të krijoni nëse i lidhni 54 drona të vegjël në një vend? Një helikopter persona, po po një helikopter.

Fun

04/09/2015 10:22

Ideja për të pasur një dron ka qenë shumë e madhe gjatë këtij viti, të gjithë duan t’a kenë një të tillë, dhe kanë të drejtë sepse është vërtetë kënaqësi. Një ‘hero’ kishte vendosur se një i tillë nuk mjaftonte për nevojat e tij, kështuqë ai i mori 54 të tilla dhe me pak aftësi që kishte rreth elektronikës ai i lidhi ato në një formë të ombrellës për të krijuar atë që ai e quan “turma e insekteve”. Edhe pse ajo që ai ka krijuar më nuk është dron, sepse dronat funskionojnë pa njeriun, por mbi të gjitha krijimi i tij është shumë interesant.

Duket jo-stabil, por edhe vëllezërit Wright kur krijuan fluturaken e parë nuk është se kishin krijuar mjetin perfekt si e kemi sot, por ai ka shpresë se do t’a përmirësojë. Me dronat të cilat çdo ditë krijohen më të vogla dhe çmimi i tyre vazhdon të ulet – me shumë mundësi mjete të tilla të krijuara në shtëpi mund të jenë e ardhmja e fluturimit personal. /lajmi.net

 

YouTube player