‘X Factor UK’ cakton kategoritë e gjyqtarëve, kë do drejtojë Rita
X Factor UK kanë caktuar grupet që do të drejtojë secili anëtar i jurisë.
ShowBiz
Rita Ora në sezonin e parë të X Factor do të ketë nën drejtim ‘vajzat’.
Kështu ka vendosur publiku, pasi për herë të parë në histori të X Factor, për këtë gjë është vendosur me votat e publikut.
Ata e kanë ditur se Rita më së miri mund t’i këshillojë vajzat pasi edhe ajo vetë është e re dhe mund t’i japë këshilla jo vetëm për këndim, por edhe në performancë e veshje, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, kryesori i X Factori, Simon Cowell do mirret me anëtarët më në moshë, Cheryl Fernandez-Versini e ka kategorinë e ‘grupeve’ ndërsa Nick Grimshaw do i ketë ‘djemtë’./Lajmi.net
The #XFactor 2015 Judges’ categories: @SimonCowell Overs @CherylOfficial Groups @grimmers Boys @RitaOra Girls pic.twitter.com/r6TCOHlTSB
— The X Factor (@TheXFactor) September 1, 2015