Qeveria dërgon sqarim, nuk sqaron asgjë
Qeveria e Republikës së Kosovës thotë se masat e sigurisë të implementuara ditëve të fundit, janë vazhdimësi e masave të sigurisë të ndërmarra para disa muajsh si rezultat i rekomandimeve për gjendjen e sigurisë në rajon dhe të njëjtat nuk i atribuohen zhvillimeve të fundit në vend.
Lajme
Kështu thuhet në një sqarim të tyre të dërguar në adresën elektronike.
Emaili që vjen si sqarim, nuk jep detaje se për çfarë e kanë fjalën, vetëm sigurojnë qytetarët e vendit se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës dhe nuk ka arsye për shqetësim lidhur me gjendjen e sigurisë në vend./lajmi.net