Rinovojnë kuzhinën, gjejnë kasafortën me 52 mijë dollarë (Foto)
Një çift amerikan që ishin zhvendosur në një shtëpi të re dy vjet më parë, tek tani e kanë pritur një befasi. Kur vendosën të rinovojnë kuzhinën, ata gjetën një kasafortë në dysheme, ku në të gjendeshin plotë 52.000 dollarë, një libër dhe Burbon (alkool) i vitit 1960.
Fun
Eddie dhe Angie nga Phoenix, Arizona, kishin blerë shtëpinë dy vjet më parë, e cila para tyre kishte pasur gjashtë pronarë. Ata shumë shpejt u ambientuan në të, por kur vendosën ta rinovojnë kuzhinën, e kuptuan se po i pret një befasi e madhe, transmeton lajmi.net.
“Gjykuar nga vjetërsia e kasafortës, sigurisht se i përkiste njërit nga pronarëve të parë të shtëpisë”, ka deklaruar Eddie.
Por pasi e kishin gjetur kasafortën, Angie i ishte kujtuar menjëherë se kur ishin zhvendosur në shtëpi kishte gjetur në dollap kombinimin e shifrave, për të cilat nuk e kishte idenë se për çfarë shërbejnë.
Dhe kur e hapën kasafortën, ata kishin arsye të madhe të gëzohen. Aty ishte një shishe me Burbon i vitit 1960, një libër i titulluar “A Guide for the Perplexed of Ernst” i autorit Ernst Hridrih Schumacher dhe 51.080 dollarë. (lajmi.net)