Ja çfarë veçorie të bukur do të ketë iPhone 6S (Foto)
Modelet e reja të iPhone – 6S dhe 6S Plus – do të përmbajnë sfonde të animuara ngjashëm si Apple Watch.
Auto & Tek
Apple po planifikon t’i sjellë imazhet e animuara për sfond në iPhone 6S dhe 6S Plus, sipas disa raportimeve të reja.
Përderisa Apple Watch ka imazhe në sfond të animuara si flutura dhe lule, imazhet e reja në iPhone thuhet se do të jenë peshq, lule dhe tym me ngjyra, transmeton Lajmi.net.
Fotografitë e asaj që duket të jetë një iPhone 6S Plus në kuti janë postuar online nga faqja kineze cnBeta, me një imazh komplet të një fluture.
Celularët e rinj do të kenë një kamerë 12MP, do të jenë në gjendje të kapin video 4K, përderisa me kamerën e përparme do të mund të incizojnë video në 1080p dhe kamera për selfie do të ketë një blic. (Lajmi.net)