Përfundoi xhirimi i filmit për Profetin Muhamed (Video)

Filmi më i ri i regjisorit të jashtëzakonshëm iranian, Majid Majidi tregon për historinë e Profetit Muhamed.

ShowBiz

26/08/2015 14:20

Majid Majidi, autor i filmit të nominuar për çmimin Oscar “Children of Heaven”, 1997 për fëmijërinë e Profetit Muhamed me të cilin, sipas regjisorit, do të tentohet të përmirësohet imazhi i Islamit në botën Perëndimore, është projekti më i shtrenjtë filmik i Iranit deri më sot.
Filmi i cili zgjatë 171 minuta , pak më pak se tre orë, ka kushtuar plot 40 milionë dollarë dhe xhirimi i tij ka zgjatë afër shtatë vjet.

Në një intervistë për AFP, regjisori 56 vjeçar, Majid Majidi u shpreh se ekstremistët dhe xhihadistët poashtu edhe grupet e Shtetit Islamik “e kanë vjedhur emrin e Islamit”, ndërkohë që në botën Perëndimore “ka një interpretim jokorrekt të Islamit i cili na e shfaq një imazh të dhunshëm të tij, dhe botëkuptimi i tillë, ne besojmë, nuk ka lidhje me këtë religjion”, tha ai./KultPlus.com

YouTube player