JLaw është aktorja më e paguar në Hollywood
Forbes kanë lansuar listën me aktoret më të paguar në Hollywood, dhe me gjithë suksesin e saj, Jennifer Lawrence kryeson listën për herë të parë.
ShowBiz
Aktorja e famshme dhe shumë e suksesshme, 25 vjeçarja Jennifer Lawrence është kurorëzuar si ‘mbretëresha e Hollywoodit’ pasi ajo është aktorja që po fiton më së shumti në industrinë e filmit.
Kjo është hera e parë që JLaw kryeson këtë listë, me 52 milionë $ të fituara para taksave, 16.5 milionë $ më shumë se vendi i dytë, në të cilin është aktorja Scarlett Johanson, transmeton Lajmi.net.
Komedianja Melissa McCarthney është në vendin e tretë me 25 milionë $ të fituara ndërsa në listën prej 18 aktoreve më të paguara, vetëm njëra nga to nuk është amerikane.
Këto janë 18 aktoret më të paguara në Hollywood sipas Forbes për vitin 2015:
- Jennifer Lawrence $52,000,000
- Scarlett Johansson: $35,500,000
- Melissa McCarthy: $23,000,000
- Bingbing Fan: $21,000,000
- Jennifer Aniston: $16,500,000
- Julia Roberts: $16,000,000
- Angelina Jolie: $15,000,000
- Reese Witherspoon: $15,000,000
- Anne Hathaway: $12,000,000
- Kristen Stewart: $12,000,000
- Cameron Diaz: $11,000,000
- Gwyneth Paltrow: $9,000,000
- Meryl Streep: $8,000,000
- Amanda Seyfried: $8,000,000
- Sandra Bullock: $8,000,000
- Emma Stone: $6,500,000
- Mila Kunis: $6,500,000
- Natalie Portman: $6,000,000