Filmi ‘The Notebook’ vjen si seri televizive
Romanca e famshme e Nicholas Sparks pas suksesit me film tani do bëhet edhe serial televiziv.

ShowBiz
The CW ka marrë të drejtat për të transmetuar serialin më të ri romancë që do bëhet nga Warner Bros dhe me producent Nicholas Sparks.
Bëhet fjalë për novelën e vitit 1996 dhe filmin e suksesshëm të vitit 2004 ‘The Notebook‘ shkruar nga Nicholas Sparks dhe aktruar nga Rachel McAdams dhe Ryan Gosling, transmeton Lajmi.net.
Ende nuk janë gjetur aktorët për rolet e Noah dhe Allie, por seriali do përfshijë gjithë historinë e çiftit dhe ndikim e sëmundjes së Alzheimerit në jetën e tyre.