Të vërtetat e jetës së Tunës (Video)
Altuna Sejdi – Tuna është protagonistja e radhës e ciklit të dokumentarëve për jetën dhe fshehtësitë e fytyrave publike.
ShowBiz
I gjithë rrugëtimi i jetës së këngëtares në mënyrë kronologjike nga fëmijëria u shpalos edhe përmes rrëfimeve të personave që kanë qëndruar përreth saj.
Tekstshkruesi Avni Qahili, gazetari Jëllmaz Dervishi, dizajneri Valdrin Sahiti e frizeri Kaci si individë që për kohë të gjatë iu kanë gjendur pranë Tunës treguan për publikun përgjatë 50 minutave momente e ngjarje interesante ndër vite.
Personaliteti i saj i cilësuar nga shumëkush si ‘control freak’, sukseset, lidhjet e dashurisë, ndarjet e relacioni me familjen ishin disa prej pikave që u shtjelluan në këtë dokumentar./Prive