Pas rezultateve zhgënjyese, Samsung ulë çmimin e Galaxy S6
Samsung ka ulur çmimin e Galaxy S6, në përpjekje për t’i kthyer përsëri njerëzit e zhgënjyer me këtë model.
Auto & Tek
Kompania ka ulur çmimin e këtij modeli për 100 funte në Mbretëri të Bashkuar. Modeli tjetër Galaxy S6 Edge nuk ka pësuar ulje të çmimit, dhe çmimi i tij mbetet i njëjtë.
Kjo ulje e çmimit ishte paralajmëruar në korrik, kur kompania bëri të ditur rezultatet zhgënjyese të modeleve të reja.
Shitjet e Samsung janë duke ‘u ngrënë’ nga modelet e reja të iPhone dhe modelet më të lira aziatike, thonë analistët. (Lajmi.net)