Kufjet që u ndihmojnë grave të mbesin shtatzënë
Inxhinierët kanë krijuar disa kufje për të cilat thonë se mund t’u ndihmojnë grave që të mbesin shtatzënë.
Auto & Tek
Të njohura si Yono, këto kufje që vendosen në brendësi të veshit janë të dizajnuara për t’i ndjekur ciklet e ovulacionit, në mënyrë që gratë të mund të ‘zbulojnë’ kur ato janë më pjellore.
Krijuesit e këtyre kufjeve thonë se pajisja është më e saktë dhe më e përshtatshme se të gjitha sistemet ekzistuese që ndjekin ovulacionin, transmeton Lajmi.net.
Pajisja e Yono mund të monitorojë temperaturën trupore të një gruaje, e cila rritet dukshëm në ditët kur një grua është më pjellore.
Termometra të tillë janë të gatshëm, por ata duket se nuk janë shumë të saktë dhe të bindshëm. Pajisja e Yono në anën tjetër, matë temperaturën e trupit rreth 70 herë çdo natë.
Më pas këto kufje përdorin Bluetooth për të dërguar të dhëna në aplikacionin e Yono në mëngjes, që analizon të dhënat dhe i pasqyron ato më pas në mënyrë ideale për fertilitet.
Këto kufje u krijuan nga Vanessa Xi, një e diplomuar në Universitetin Stanford. (Lajmi.net)