Kërcënime presidentit lidhur me termin “terrorizmi hebre”
Policia e Izraelit i ka hapur hetimet lidhur me kërcënimet në mediat sociale kundër presidentit, Reuven Rivlin, pasi ai e ka përdorë termin “terrorizëm hebre”, duke e dënuar zvjarrvënien e qëllimshme, me ç’rast është vrarë një fëmijë palestinez, ka njoftuar sot një zëdhënës i policisë.

Bota
Në rrjetin Facebook në gjuhën arabe dhe hebreje, presidenti Rivlin ka shkruar se për këtë rast, “më tepër se turp, ai ndjen dhembje” dhe ka shtuar se “dhembje lidhur me vrasjen e foshnjës së vogël, dhembje që populli im ka zgjedhur rrugën e terrorizmit dhe e ka humbur humanizmin”.
Rivlin ka konstatuar se “për fat të keq, duket se deri tash ne jemi marrë në mënyrë të butë me fenomenin e terrorizmit hebre” dhe ka kërkuar masa konkrete kundër ekstremistëve që kryejnë akte të tilla, shkruan rel.
Komentet ndaj shkrimit të tij ishin të ndryshme, disa ishin pozitive, por të tjerët e kanë sulmuar atë dhe i kanë përkujtuar izraelitët e vrarë, raporton AFP nga Jerusalemi.
Gazeta Maariv e ka cituar një koment në të cilin presidenti Ravlin cilësohet si “tradhëtar i ndyrë”.
Policia tha se ka marrë material nga ekipi i sigurisë së presidentit dhe ka urdhëruar hetime për “shqyrtimin e publikimeve agresive kundër presidentit në mediat sociale”.