‘Jurassic World’ bëhet filmi i tretë me më shumë fitime ndonjëherë
‘Jurassic World’ zhvendos ‘Avengers’ nga vendi i tretë në BoxOffice dhe zë këtë pozitë për më shumë të holla të fituara.
ShowBiz
Universal vazhdon suksesin e madh me filmin ‘Jurassic World’ pasi filmi ka arritur të fitojë 614.3 milionë $ vetëm në Amerikë ndërsa 1.52 miliardë në gjithë botën, duke kaluar kështu suksesin e Marvel ‘The Avengers’.
Poashtu, ky bëhet vetëm filmi i katërt në Amerikë ndonjëherë që ka kaluar shifrën prej 600 milionë $, transmeton Lajmi.net.
Në film aktrojnë yjet si Chris Pratt dhe Bryce Dallas Howard dhe vjen pas më shumë se një dekade që nga filmi i fundit i serisë.
Sigurisht, në vendin e parë dhe të dytë e mbajnë filmat e James Cameroon ‘Avatar’ dhe Titanic, që kanë 2.79 respektivisht 2.18 miliardë $.(Lajmi.net)