Traileri i plotë për filmin më të ri nga ‘Pixar’ (Video)

Çka nëse meteori gjigant nuk do godiste tokën dhe dinozaurët do jetonin ende.

ShowBiz

23/07/2015 12:44

‘Pixar’ studioja e suksesshme e filmave të animuara këtë vit pas ‘Inside Out’ na sjell edhe një film tjetër.

Sigurisht, ideja është brilante si gjithmonë e edhe filmi ‘The Good Dinosaur’ sipas traileri pritet të jetë një tjetër kryevepër nga Pixar, transmeton Lajmi.net.

Filmi flet për kohën e dinozaurëve dhe shtjellon temën se çfarë do të ndodhte nëse meteori i madh të mos godiste tokën dhe të gjithë dinozaurët të mos mbyteshin.

Këtu njëri nga dinozaurët takon një djalë të vogël dhe fillon shoqërimin me të.(Lajmi.net)