Traileri i plotë për filmin më të ri të James Bond 007 (Video)

Del traileri i plotë për filmin ‘Spectre’, pjesën e radhës të serisë së agjentit James Bond 007.

ShowBiz

22/07/2015 10:48

Daniel Craig rikthehet përsëri në rolin e agjentit James Bond në vazhdimin e stories së filmit ‘Skyfall’, transmeton Lajmi.net.

Bond pranon një mesazh të fshehtë nga e kaluara që e dërgon me një mision në Meksikë dhe Rome, ku takon vejushen e bukur por të ndaluar të një krimineli të famshëm, të cilën e luan Monica Belucci.

Në rolin e të keqit vjen aktori fitues i dy çmimeve Oscar, Christoph Waltz ndërsa filmi do fillojë të shfaqet në kinematë e Britanisë më 25 tetor të këtij viti.(Lajmi.net)