‘Suicide Squad’ mposht ‘Batman v Superman’ (Video)

Garën e trailerëve e fiton traileri fantastik i filmit 'Suicide Squad'.

ShowBiz

21/07/2015 23:57

Ende pa filluar të shfaqet, dy filmat që janë duke bërë bujën më të madhe janë padyshim ‘Suicide Squad’ dhe ‘Batman v Superman’.

Trailerat e të dy filmave janë shfaqur në eventin Comic Con, për t’u postuar më pas në Youtube për gjithë fansat në mbarë botën.

Por, traileri i filmit ‘Suicide Squad’ ka bërë bujën më të madhe, duke u bërë kështu traileri më i shikuar, dalë nga Comic Con, transmeton Lajmi.net

‘Suicide Squad’ është shikuar plotë 50.9 milionë herë vetëm në javën e parë ndërsa ‘Batman v Supeman’ 19.8 milionë herë, mjaftueshëm për të qëndruar në vendin e dytë.

Traileri paralajmërues i filmit më të ri nga Leonardo DiCaprio ‘The Revenant’ ka zënë vendin e tretë e që është shikuar 11.8 milionë herë në javën e parë.

Këto janë top 10 trailerët më të shikuar nga Comic Con në javën e parë:

trailers

(Lajmi.net)