“Zogjtë mund të fluturojnë. Pse unë jo!?”, film nga emigrantët kosovarë

Ky  film i shkurtër poetik do të shfaqet në DOKUFEST 2015, pasiqë edhe ky edicion i këtij festivali temë bosht në këtë edicion e ka migrimin.

ShowBiz

21/07/2015 12:55

“Zogjtë mund të fluturojnë. Pse unë jo?”, është titulli i këtij filmi të shkurtër realizuar me koncept të regjisorit Daniel Mulloy. Në një komunikatë për media thuhet se ky film është bashkëpunim i bërë nga disa vullnetarë, shumë prej të cilëve kanë emigruar apo janë kthyer me forcë në Kosovë pas përpjekjes së tyre të emigrojnë në shtetet e Evropës Perëndimore.

Ky film i shkurtër poetik mbërthen ndjenjën me të cilën ballafaqohen shumë njerëz të izoluar nga rregullat e strikta kufitare. Me narracion nga Donal Cox dhe muzikë nga Phoria dhe Memory Loop.  /lajmi.net