Rama sot në Prishtinë, takime me Mustafën e Thaçin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do ta vizitojë sot Kosovën. Ai do të arrijë në Aeroportin e Prishtinës në ora 11:00.

Lajme

16/07/2015 09:20

Burime të lajmi.net, kanë bërë të ditur se kryeministri shqiptar, do të zhvillojë një vizitë në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin, Isa Mustafa, dhe me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi.

Në këtë vizitë të paparalajmëruar, e cila do të jetë e shkurtër, ende nuk dihet se cilat do të jenë temat që do të diskutohen. /lajmi.net