Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare në fokus të Samitit të Ballkanit
Investimet në infrastrukturën sportive dhe përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 kanë qenë në fokus të diskutimeve në kuadër të Samitit të Ballkanit. Ministria e Sportit dhe Rinisë, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në panelin kushtuar kësaj teme është përfaqësuar nga Drilon Brahimi, këshilltar i lartë i ministrit Blerim Gashani.…
Lajme
Investimet në infrastrukturën sportive dhe përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 kanë qenë në fokus të diskutimeve në kuadër të Samitit të Ballkanit.
Ministria e Sportit dhe Rinisë, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në panelin kushtuar kësaj teme është përfaqësuar nga Drilon Brahimi, këshilltar i lartë i ministrit Blerim Gashani.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka garantuar angazhimin për zhvillimin e infrastrukturës sportive në të gjithë territorin e vendit”, ka bërë të ditur ministria, duke iu referuar prezantimit të Brahimit gjatë diskutimeve.
Sipas njoftimit, investimet e planifikuara nuk synojnë vetëm përmbushjen e kërkesave për organizimin e Lojërave Mesdhetare, por edhe krijimin e kushteve moderne dhe afatgjata për sportistët, klubet, federatat dhe komunitetet në mbarë Kosovën.